Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim do të bëjë sot dorëzimin e aparaturave në vlerë prej 370 mijë euro për Klinikën e Kardikokirurgjisë në QKUK, sot në orën 9.30.
Ky donacion bëhet në kuadër të projektit “Mbështetje për sistemin shëndetësor në Kosovë”.
Sipas njoftimit të Ambasadës së Italisë në Kosovë, këto aparatura do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët e Kosovës të cilët do të kërkojnë trajtim në këtë klinikë.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, dhe Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi.
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...