Drama që fshihet pas fotos zyrtare të familjes mbretërore

07:41 | 19 Korrik 2018
Arbresh.info

Ok, nuk është e thënë që në një foto zyrtare, për të cilën duhet të bëhesh gati disa orë më parë, të jenë të gjithë të gëzuar prandaj analiza e lexuesit të portreteve, Dan Hill, nuk është ndonjë çudi e madhe.

Ai ka analizuar me radhë, të gjithë pjesëmarrësit në fotografinë e mësipërme dhe ne po ua sjellim ne Living.

 

Le ta nisim nga Camilla…Sipas Hill, ajo është më e zemëruara nga të gjithë në atë foto dhe kjo u kuptoka nga drejtimi i vështrimit të saj…Nga ana tjetër, buza e sipërme tregon një lloj përçmimi…Epo, nuk e dimë si ka qenë dita e saj apo është përherë kështu…

Princi Charles…
Sipas Hill, buzëqeshja e Charls është tepër e sforcuar. “Sa herë që të shihni një buzëqeshje asimetrike, ta dini se pozuesi po përpiqet të tregohet i mirë vetëm për fotografinë”…

Princi William
Epo, fëmija i tretë i William është arsye më se e mjaftueshme për të qeshur, sado që nuk duket shumë i natyrshëm. “Nuk po them që ai duket i palumtur, të paktën, është më i lumtur se i ati dhe shumë më pak se djali i tij i madh.”

Kate, Dukesha e Kembrixhit
“Nuk është buzëqeshja më e natyrshme që kam parë, megjithatë Kate, pak a shumë si William, është më e lumtura ndër të rriturit në këtë fotografi. Fshihet pak frikë në vështrimin e saj megjithatë buzëqeshja është e mrekullueshme”- thotë Hill.

Princi Harry
Mimika e Harryt, me buzëqeshjen e lehtë, tregon zemërimin e tij të vazhdueshëm sa herë që vëmendja e të tjerëve është mbi të. Ndryshe nga i vëllai, Harry ka aftësi më të mira aktoriale, madje më të mira edhe se e shoqja.

Meghan Markle

“Ajo mund të jetë e bukur por buzëqeshja e saj nuk është nga kënaqësia. Është një shprehi fytyre tipike për aktorët. Ndërsa vështrimi i saj tregon se fsheh një lloj zemërimi por nuk ka ndonjë tipar të qartë aty pikërisht për shkak të profesionit”-thotë Hill.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme