17 burra të akuzuar për përdhunimin e vajzës 12-vjeçare në Indi

00:48 | 19 Korrik 2018
Trina Galanxhi

17 burra janë akuzuar në Indi për përdhunim në grup të një vajze 12 vjeçare në qytetin Chennai.

Policia thotë se vajza ishte përdhunuar vazhdimisht që nga fillimi i këtij viti, ndërkohë që ndërmjetës për këtë krim të rëndë ka qenë një operator ashensori në bllokun e saj të apartamenteve.

Thuhet se fillimisht ai e kishte droguar vajzën dhe kishte ftuar burra të tjerë për ta sulmuar atë.

Policia indiane thotë se priten më shumë arrestime në lidhje me këtë rast, shkruan BBC.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme