Tayna: Ata kanë nevojë për një repere si unë

23:50 | 18 Korrik 2018
Arbresh.info

Thotë se nuk i bën `diss` askujt, por ajo di si të provokojë me mbishkrimet nëpër fotografitë që i publikon.

Herë pas here, reperja Tayna e gjuan ndonjë fjalë aty-këtu për të bërë të ditur se ajo është “mbretëresha e repit”.

Njëjtë ajo veproi edhe në foton e fundit që e ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram, e ku shfaqet seksi si gjithmonë.

“Ata kanë nevojë për një repere si unë”, ka shkruar ajo.

 

E dimë tashmë se Tayna e Rina Balaj janë të vetmet femra në Kosovë që këndojnë rep, dhe ato vazhdimisht dalin me tekste se cila është më e `fortë` se tjetra.

Por, asnjëra nuk e ka pranuar se i kanë bërë `diss` njëra tjetrës. Madje, Tayna ka thënë se tekstet e saja janë të tilla për shkak se repi e kërkon që tekstet të jenë kësisoj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme