Google ADS

Marrëdhënie seksuale për 30 euro, italiani kërcënon me vdekje prostitutën shqiptare: M’i kthe, s’më pëlqeve

21:51 | 18 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Një italian 35-vjeçar me profesion kamionist është arrestuar nga policia, pasi ka kërcënuar me jetë një prostitutë shqiptare.

Lajmi është bërë me dije nga mediat italiane, të cilat shkruajnë se burri dhe vajza kishin rënë dakord dhe kishin kryer marrëdhënie për një pagesë rreth 30 euro, por pas aktit  italiani ka nxjerrë thikën dhe ka kërcënuar prostitutën, duke i thënë që t’i jepte paratë mbrapsht pasi nuk i kishte pëlqyer seksi.

Ngjarja ka ndodhur në Poggioreale të Italisë, orët e vona të së mërkurës, sikurse raportojnë mediat italiane.

Pas kërcënimit, gruaja shqiptare, rreth 30 vjeç ka njoftuar policinë e cila me të ardhur ka arrestuar 35 vjeçarin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme