Ditmir Bushati mohon zërat se marrëveshja me Greqinë është finalizuar, ndërsa nuk konfirmon as optimizmin e eurokomisionerit Hahn se gjithçka do të jetë gati për 2 javë.
“Nuk e konfirmoj dot që do jetë brenda 2 javësh. Është një proces që do të kërkojë kohën e vet”, tha Bushati.
Ministri i Jashtëm mendon se ka forca politike që tentojnë të ruajnë status quo-në, me qëllim që problemet me Greqinë të mos gjejnë zgjidhje.
“Ka shumë dizinformacion në radhë të parë nga PD, por jo vetëm. Ka tentativë të orkestruar për të mbajtur marrëdhëniet nën presion dhe për të mos çliruar energji pozitive”, u shpreh ministri.
Ministri mohoi akuzat që vijnë nga opozita për sa i përket ndryshimit të kufirit tokësor me Greqinë duke pohuar se bëhet fjalë për një proces teknik ka të bëjë me mirëmbajtjen e piramidave.
“I vetmi që bën sikur s’e ka kuptuar është Sali Berisha. Nuk bëhet fjalë as për ristrukturim kufijsh as për rishkruaje kufiri”, u shpreh Bushati.
Bushati e quan institucionale marrëdhënien me Presidentin Meta, të cilin tregon se e ka informuar për çdo raund bisedimesh.
“Nuk ka arsye për protagonizëm apo për bllokim për sa i përket këtij procesi ku të gjithë duhet ta konsiderojmë veten pjesë të një ekipi”, tha ministri.
Këto deklarata Bushati i bëri në përfundim të raportimit në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit në lidhje me cështjen e negociatave me Bashkimin Europian, ku opozita i kërkoi dorëheqjen.
Tritan Shehu: Ëndrra u ngadalësua… a mendoni të jepni dorëheqjen, ju dhe Kryeministri?
Ditmir Bushati: Më pëlqeu kjo ëndrra që ngadalësohet, do ishte stil prej rilindësi në PD./Top Channel
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...