Plagosen dy persona në Viti

19:40 | 18 Korrik 2018
Arbresh Info

Dy persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Komunën e Vitisë.

Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur dy persona. Rastin në fjalë për e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mund të konfirmoj se dy persona janë të plagosur, të njëjtit janë sjellë në Spitalin e Gjilanit, si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Policia është në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet rreth rastit”, ka thënë Hashani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme