Google ADS

Milani kërkon 40 milionë për Bonuccin

18:23 | 18 Korrik 2018
Arbresh Info

Milani raportohet të jetë i hapur për të shitur mbrojtësin Leonardo Bonucci këtë verë, por Paris Saint Germaini duhet të paguaj 40 milionë euro.

Kapiteni i “Rossonerëve” është duke u përfolur shumë për largim, vetëm 12 muaj pas transferimit nga Juventusi , transmeton portali arbresh.info.

Agjenti i tij, Alessandro Lucci, mendohet të jetë takuar tashmë me PSG-në, ndërkohë që Diavolo duhet të shes lojtarë për të financuar kampanjën e tyre këtë verë për transferim.

Tani, ‘Calciomercato’ është duke raportuar që largimi i Bonuccit është duke u konsideruar me shumë seriozitet dhe Milani është duke kërkuar një shifër rreth 40 milionë euro.

“Rossonerët” kanë paguar 42 milionë euro për qendërmbrojtësin verën e kaluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme