Qindra kolonë hebrenj sot nën shoqërimin e policisë u nisën drejt kompleksit të xhamisë Al-Aksa në Kuds, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Që në mëngjes mbi 300 kolonë hynë në kompleks, të shoqëruar nga rreth 20 policë”, ka thënë Firas al-Dibis, zyrtari i Trashëgimisë Fetare e cila është nën përkujdesin e Jordanisë.
“Kolonët hynë në kompleks përmes portës Al-Muggharbeh duke ecur në xhami para se të dalin përmes portës Al-Silsil”, shtoi ai.
Për myslimanët Al-Aksa paraqet vendin e tretë të shenjtë në botë. Hebrenjtë nga ana tjetër, këtë zonë e definojnë si “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se aty në kohët e lashta ndodheshin dy tempuj hebrenj.
Grupe të hebrenjve të shoqëruar nga policia shpesh hynë në Al-Aksa. Dëshmitarët okularë, si dhe Zyra e Vakëfit në Kuds, paralajmërojnë se grupet hebreje me akte të tilla shkelin shenjtërinë e kompleksit.
Izraeli pushtoi Kusin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967. Izraeli aneksoi tërë qytetin në vitin 1980, me pretendimin se ky do të jetë kryeqyteti i shtetit hebre, akt i cili kurrë nuk u pranua nga komuniteti ndërkombëtar.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën