Komisioni Europian ka publikuar rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është shumë i lumtur në këtë ditë të cilën ai e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme për Kosovën.
“Vendimi i sotëm i Komisionit Evropian është ndër lajmet më të mira që kanë pritur qytetarët e Kosovës me dekada. Kjo përbën një moment historik dhe vlerësim për angazhimet shumë vjeçare për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane”.
Presidenti Thaçi ka thënë se Liberalizimi i vizave është momenti më i veçantë në rrugën evropiane të Kosovës
“Kilometrat e fundit vërtetë kanë qenë vërtet të gjatë dhe shumë të rëndë për ne, por jam i lumtur që kemi arritur në një cak shumë të rëndësishëm. Liberalizimi i vizave është momenti më i veçantë në rrugën evropiane të Kosovës. Sot ka filluar shembja e murit të izolimit të një shoqërie”, ka thënë presidenti Thaçi, gjatë një konference të përbashkët me Komisionarin e BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, i cili ka thënë se Kosova tanimë ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua