Kryetari i Kuvendi të Kadri Veseli ka konfirmuar rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, shkruan arbresh.info.
Ai këtë lajm e ka quajtur të mrekullueshëm, duke vënë në theks përparimin dhe angazhimin e qeverisë.
Shkrimi i Veselit pa ndërhyrje:
Lajm i mrekullueshëm për Kosovën. Komisioni Europian rekomandon liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.
E kemi pritur këtë vlerësim dhe e kemi merituar këtë vendim. Kemi bërë përparim të madh, një punë të jashtëzakonshme, por angazhimi ynë në rrugën europiane duhet të vazhdojë edhe më tutje.
Tani, i takon BE-së për t’ua lejuar qytetarëve kosovarë lëvizjen e lirë në Zonën Schengen. Shpresojmë që edhe kjo të ndodhë sa më shpejtë, sepse e meritojnë qytetarët tanë. Urime!
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...