Google ADS

Drecun: Kemi nevojë për një bashkëpunëtor edhe në anën tjetër

15:56 | 18 Korrik 2018
Arbresh.info

Kryetari i Komisionit për Kosovën, në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, thotë se do të ketë shumë vendime në linjën Uashington-Paris-Berlin dhe se Serbia duhet të përfaqësojë interesat e saj atje, kur është fjala për Kosovën.

Drecun, për mediet serbe tha se duhet krijuar hapësira, e cila tashmë po mungon, për të arritur një kompromis mbi zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Prishtina insiston në një pozicion që mbyll derën e normalizimit, që është njohja e pavarësisë, e që nuk ka vend për kompromis”, tha Drecun, transmeton RTK.

Ai gjithashtu vëren se Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se Serbia së paku ka një kornizë të kristaltë për zgjidhjen përfundimtare dhe se ajo ia paraqiti atë Presidentit francez Emmanuel Macron.

“Franca ka kuptuar se një situatë e tillë është e paqëndrueshme. Është mirë për ne nëse Franca dhe Gjermania duan të pranojnë situatën që ne nuk do ta pranojmë këtë, se nuk do ta njohim Kosovën”, tha presidenti i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë.

Drecun beson se është e rëndësishme për krerët e BE të përcaktojnë qëndrimin se duhet të flasin për Kosovën dhe se BE do të ndjekë pikëpamjet e vendeve më me ndikim.

“Macron me Merkelin do të jenë bartës të reformës në BE dhe këtë bosht të ri që po krijohet do të bazohet në një vizion të ri të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Në vijën Uashington-Paris-Berlin, do të ketë shumë vendimmarrje dhe Serbia duhet të përfaqësojë interesat e saj atje “, thotë Drecun.

Duke folur për vazhdimin e dialogut në Bruksel, Drecun thekson se bëhet fjalë për takimet e formateve të ndryshme, që tregojnë se Brukseli parasheh që të gjithë në Prishtinë duhet të marrin përgjegjësinë për atë që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rënë dakord në Bruksel.

“Ne duhet të kemi një bashkëpunëtor të parashikueshëm në anën tjetër dhe kjo nuk mund të ndodhë nëse Thaçi në njërën anë pajtohet, ndërkaq nuk respekton atë marrëveshje në anën tjetër. Secili duhet të marrë përgjegjësinë për atë që është rënë dakord. Dëshmi për këtë është vonesa e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, deklaroi Drecun.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme