Kalinic afër kalimit te Atletico

15:27 | 18 Korrik 2018
Arbresh Info

Milani dhe Atletico Madridi besohet se kanë arritur një marrëveshje prej 20 milionë euro rreth Nikola Kalinicit.

Sulmuesi kroat nuk është më pjesë e kërkesave në San Siro dhe “Rossonerët” dëshirojnë të shesin atë vetëm një vit pasi nënshkruan me të nga Fiorentina për rreth 25 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

Që një kohë është raportuar se ai ka arritur një marrëveshje me Atleticon, por tani ‘Calciomercato’ beson se një marrëveshje ekziston edhe mes dy klubeve.

Edhe pse kanë mbetur për tu bërë edhe disa diskutime rreth bonuseve, marrëveshja themelore është që Kalinic të shkojë në Spanjë për një vit në formë huazimi, kohë gjatë të cilës skuadra spanjolle do të paguaj 2.5 milionë euro.

Më pas ata do të jenë të obliguar për të nënshkruar në formë të përhershme me të për 17.5 milionë euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme