Thaçi: Nuk ka asgjë që e ndalë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës

13:55 | 18 Korrik 2018
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se sot në ora 16:30 bashkë me komisionierin e BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos do të dalin në një konferencë për media.

Thaçi, përmes një statusi në Facebook ka treguar se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kriteret, përcjell arbresh.info.

Statusi i plotë:

Të nderuar miq,

Duke filluar nga ora 16:30, mund ta ndiqni drejtpërdrejt konferencën e përbashkët për Media me Komisionerin i BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos. Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret. Tani nuk ka asgjë që e ndalë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Shengen. Politika jonë pro evropiane dhe puna e vështirë që është bërë për plotësimin e të gjitha kritereve, i jep sot fund izolimit të Kosovës dhe qytetarëve të saj. HTH./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme