Si pasojë e reagimeve, Musk i ka kërkuar falje, Vernon Unsworth, i cili ka punuar në drejtim të shpëtimit të djemve dhe ka përqeshur planet e Muskut, se pjesëtarët e ekipit të futbollit mund të shpëtoheshin duke përdorur një nëndetëse të vogël.
“Hapat e tij kundër meje, nuk justifikojnë hapat e mi kundër tij, andaj i kërkoj falje zotit Unsworth dhe kompanive të cilat i drejtoj”, ka thënë ai në një postim në Twitter.
“Faji është vetëm i imi”.
Unsworth kishte hedhur poshtë propozimet e Muskut për shpëtimin e djemve, të cilët së bashku me trajnerin e tyre të futbollit ishin bllokuar në një shpellë në Tajlandë.
Me ndihmën e zhytësve profesionalë, të gjithë djemtë janë shpëtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore derisa pritet që të mërkurën të bëjnë paraqitjen e parë publike