Google ADS

Edhe presidenti ngushëllon familjen Agani

13:03 | 18 Korrik 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen Agani me rastin e vdekjes së Sadije Aganit, bashkëshorte e akademik Fehmi Aganit i vrarë në luftë.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Me rastin e vdekjes së znj. Sadije Agani, bashkëshortes së njërit prej intelektualëve më të shquar të Kosovës, akademik Fehmi Aganit, u shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve dhe miqve të së ndjerës. E kujtojmë me respektin më të madh kontributin e Sadijes e Fehmi Aganit me ide dhe angazhime për çështjen e Kosovës. HTH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme