Zyra e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, njofton se në takimin disaminutësh mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq, u diskutua për hapat drejt arritjes së një marrëveshjeje të obligueshme.
Në njoftimin e dhënë nga zyra e Mogherinit thuhet se presidentët u pajtuan që takimin e radhës ta mbajnë pas disa javësh.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, sot në Bruksel priti në takim presidentin serb Aleksander Vuçiq dhe presidentin e Kosovës, Aleksander Vuçiq, raporton Gazeta Express.
“Përfaqësuesja e lartë dhe dy presidentët rishikuan progresin e bërë në diskutimet mbi kornizat e arritjes së një marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim të raporteve mes dy vendeve. Ata u pajtuan që të ritakohen brenda disa javëve dhe të vazhdojnë punën e tyre”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra e Mogherinit.
Ndërsa Presidenti Thaçi ka folur para medieve pas takimit që pati me Presidentin serb, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së.
Thaçi ka përsëritur disa herë se ky ishte takimi i tij më i vështiri që gjashtë vjet negociata me Serbinë, edhe pse zgjati vetëm pak minuta.
“Ka qenë më i shkurti dhe më i vështiri prej takimeve që kemi realizuar gjashtë vitet e fundit”, ka thënë presidenti Thaçi.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...