Bebet të cilat janë ngjizur gjatë muajve të dimrit janë më pak të prira të jenë mbipeshë kur rriten, sipas një studimi të fundit.
Hulumtuesit e këtij studimi, i cili është publikuar në ‘Nature Medicine’, pohojnë se meshkujt të cilët shpenzojnë kohë në temperatura të ulëta para se të bëjnë seks kanë më shumë ind dhjamor në spermën e tyre, transmeton Telegrafi.
Indi i kaftë dhjamor pastaj mund të bartet në atë që eventualisht bëhet bebe. Dhe kur të rritet bebja, për shkak të atij indi, është më pak e prirë të jetë mbipeshë.
Gjatë studimit, hulumtuesit zviceranë kanë analizuar 8,400 të rritur dhe kanë zbuluar se personat e lindur mes muajve korrik dhe nëntor (pra të ngjizur gjatë muajve të ftoftë) kanë më shumë ind të tillë të kaftë dhjamor sesa personat që lindin mes periudhës janar dhe qershor (të ngjizur në muajt e ngrohtë të vitit).
Të habitur nga kjo, shkencëtarët vendosën ta kryenin të njëjtin studim, por kësaj radhe me minj.
Ata i kishin ndarë minjtë në dy grupe, ku njëri grup kishte qëndruar në ambient të ftohtë dhe grupi tjetër në temperaturë të ngrohtë.
Temperatura e miut femër nuk kishte ndikuar në nivelet e indit të kaftë, por minjtë meshkuj që kishin qëndruar disa ditë në ambiente të ftohta kishin prodhuar bebe me nivele më të larta të indit të kaftë sesa tjerët. /Telegrafi/
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...