Prokurorja Antoneta Sevdari, e cila i është nënshtruar me përparësi procesit pasi është kandidate për në KLP, ka kaluar me sukses Vettingun duke marrë kështu rikonfirmimin në detyrë.
Në seancë e KPK, ILDKPI raportoi se deklarimi i pasurive të saj është i saktë. Komisioni hetoi dhe konstatoi se deklarimet e prokurores për pasuritë janë të vërteta.
Hetim ndaj Sevdarit u shtri edhe me tej teksa KPK kishte kërkuar informacione edhe nga OSSHE, ZRPP, ALUIZNI, Drejtoria e Pastrimit të Parave dhe nuk rezultoi qe prokurorja të ketë pasuri të fshehura
Ndërkohë që Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK konstatoi përshtatshmërinë për prokuroren Antoneta Sevdari./Top Channel
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...