Marrëveshje bashkëpunimi në mes spitaleve italiane dhe Ministrisë së Shëndetësisë

08:51 | 18 Korrik 2018
Arbresh.info

Sot në Ambasadën Italiane në Prishtinë, grupi i spitaleve italiane, i përfaqësuar nga spitali pediatrik “Meyer”, nga Firence, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi dy vjeçare me Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Ambasadës, ky bashkëpunim ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të stafit profesional shëndetësor të Klinikës së Kardiokirurgjisë, në veçanti asaj pediatrike kardiokirurgjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kjo marrëveshje është pjesë e projektit 3 milionësh “Mbështetje për sistemin shëndetësor në Kosovë”, i financuar nga Qeveria italiane nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të bëhet në ambientet e Ambasadës Italiane në Prishtinë, nga ora 14:30.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme