Google ADS

Pse pas dushit nuk preferohet të përdorni krem trupi?

08:49 | 18 Korrik 2018
A. B.

Ndjenja e lëmuar e lëkurës pas qitjes së losionit menjëherë pas larjes është bërë si lëkurë e dytë për ata të cilët kujdesen që lëkura të mos u thahet dhe të mos u pëlcasë.

Fatkeqësisht, lyerja me losion pas dushi nuk do të thotë që lëkura do t’ju jetë e lëmuar dhe e kuruar.

Është e saktë që duhet ta lyheni me losion pas larjes, mirëpo ndoshta gaboni kur është fjala për llojin e losionit të cilin e përdorni.

Sipas Akademisë së dermatologëve, e cila ka më shumë se 20.000 dermatologë, do të duhej të përdorni një lloj yndyre apo kremi para se të përdorni losionin në mënyrë që lëkura juaj të ketë dobi dhe të jetë e hidratuar pas larjes.

Nëse keni lëkurë të thatë, dallimi midis losionit, yndyrës dhe kremit është i rëndësishëm.

Yndyra është më e vështirë për t’u përdorur, mirëpo është shumë më hidratuese dhe shton shumë hidratimin e lëkurës.

Ajo mund të krijojë barrierë midis lëkurës dhe ambientit në të cilin jeni në mënyrë që të mbajë lëkurën të hidratuar.

Pas yndyrës menjëherë radhën e kanë kremrat për hidratim të lëkurës. Kremrat janë të pasur me ujë dhe janë më hidratues se losionet, mirëpo kanë më pak yndyrë.

Për shumicën kremrat janë më të mirë se yndyrat për shkak të teksturës dhe konsistencës. Kremrat i kontribuojnë edhe teksturës më të mirë të lëkurës. Në fund radhën e kanë losionet.

Dermatologët pajtohen që losionet janë shumë më irritues dhe më pak efektivë sesa yndyrat dhe kremrat.

E vetmja situatë në të cilën losioni do t’ju jetë i mirë për lëkurë është kur dëshironi të hidratoni lëkurën e cila është e mbuluar me qime, sepse ai më lehtë qitet dhe thithet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme