Ndonjëherë, kur përballemi me vështirësi që na sjell jeta, është shumë e thjeshtë të përfshihesh nga negativiteti dhe keqardhja.
Ne shpesh përqendrohemi më shume seç duhet në anën negative të situatave dhe harrojmë të jemi mirënjohës për atë që kemi.
Mirënjohja është nga ato gjëra që duhet ta bëjmë pjesë të përditshmërisë sonë. Këto janë 5 zakone që zotëron një njeri i çiltër dhe mirënjohës.
Njerëzit e çiltër përqendrohen në disa detaje të vogla të cilat shpesh konsiderohen si të parëndësishme. Është e thjesht t’i neglizhosh të gjitha gjërat e bukura që na rrethojnë, por nëse ndalon për pak dhe bëhesh i vëmendshëm, do të kuptosh që jeta është një dhuratë e çmuar të cilën duhet ta vlerësosh maksimalisht.
Njerëzit e sinqertë gjithashtu vlerësojnë bashkëjetuesit e tyre dhe çdo që bëhet për ta. E thëna e një “Faleminderit” është mënyra më e bukur për të krijuar kofidenca më dikë.
Të menduarit rreth humbjes së njerëzve të afërt dhe se sa e pasigurt është jeta, mund t’ju ndihmojë të vlerësoni më shumë atë që zotëroni, shkruan bota.al. Do të falënderoni zotin për çdo ditë që ju falet dhe për faktin që jeni zgjuar të shëndetshëm sot.
Mirënjohësit nuk nënvlerësojnë asgjë. Nuk pretendojnë dhe nuk ndihen sikur dikush u ka për borxh ndonjë gjë, ose që janë të përcaktuar për të qenë më lart.
Njerëzit e çiltër e shprehin mirënjohjen e tyre jo vetëm për tu treguar të sjellshëm, por sepse kanë nevoja ta bëjnë një gjë tillë.
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin