Presidenti i vendit Hashim Thaçi bashkë me delegacionin kosovar, nesër pritet të zhvillojë takim me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.
Klan Kosova po përcjell ekskluzivisht këtë ngjarje historike të këtij takimi në kuadër të bisedimeve Kosovë- Serbi ndërsa raportohet Thaçi nesër fillimisht do të takohet me Përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian Federica Mogherini.
Pas takimit që Presidenti Hashim Thaçi do të ketë me Federica Mogherinin, kjo e fundit Klan Kosova mëson se do zhvillojë një takim të ndarë edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ndërkohë pas këtyre takimeve të ndara, Federica Mogherini pritet të ketë takim të përbashkët me të dy presidentët, atë të Kosovës Hashim Thaçin si dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njofton Klan Kosova.
Klan Kosova do t’ju mbajë të informuar në lidhje me këtë takim të së mërkurës, ndërsa duke nisur nga ora 7.00 e mëngjesit do të mund të ndiqni më të rejat ekskluzive nga ky takim i 18 korrikut.
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...