Shkencëtarët kanë zbuluar provat më të hershme të njohura të bërjes së bukës, nga një vend gërmimi 14,000-vjeçar.
Buka ka gjasa të jetë dukur e rrafshët dhe të shijonte pak si varietetet e drithërave të sotëm, thonë ata, transmeton portali arbresh.info.
Paraardhësit tanë mund të kenë përdorur bukën si mbështjellës për mishin e pjekur. Kështu, si buka më e vjetër, mund të ketë qenë edhe sanduiçi më i vjetër.
Gjetja, nga shkretëtira e zezë në Jordani, shtyn përsëri provën e parë për bukë për më shumë se 5.000 vjet.
Bukëpjekësit e kohës së gurit merrnin miellin e bërë nga gruri dhe elbi i egër, e përzienin atë me rrënjët e bimëve të pluhuruara, me ujë të shtuar dhe më pas e piqnin.
Buka ka qenë prej kohësh pjesë e dietës sonë kryesore. Por pak dihet për origjinën e bërjes së bukës./Arbresh.info/
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës