Shkëndija nuk e ka pasur të lehtë ndeshjen kthyese të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër The NeW Saints.
Kampioni i Maqedonisë kishte fituar bindshëm në përballjen e parë, me rezultat 5-0 dhe duhej thjesht t’i zhvillonte 90 minutat e mbetura për ta konfirmuar kualifikimin e mëtutjeshëm.
Mirëpo, ndeshja në Park Hall nuk ishte aspak e lehtë për ekipin nga Tetova që pësoi me rezultat 4-0.
Ekipi nga Uellsi e nisi furishëm pjesën e parë duke i shënuar tre gola në portën kundërshtare.
Rezultatin e zhbllokoi Dean Ebbe (15’), ndërsa më pas shënuan edhe Daniel Redmond (30’) dhe Ben Cabango (35’).
Mirëpo, në fraksionin e dytë të lojës, vendasit shënuan vetëm një gol përmes Kurtis Byrne (90’+6), ashtu që Shkëndija vazhdoi tutje në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Në fazën tjetër, Shkëndija do të luajë ndaj fituesit të duelit ndërmjet Torpedo Kutaisi dhe Sheriff.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...