Bashkimi Evropian (BE) i bëri thirrje Rusisë që të ndërmarrë përgjegjësi dhe të bashkëpunojë lidhur me rrëzimin e avionit MH17 të Malaysian Airlines në vitin 2014, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, publikoi një deklaratë në lidhje me katër vjetorin e rrëzimit të avionit MH17 të Malaysian Airlines.
Mogherini tha se BE-ja vazhdon mbështetjen e plotë ndaj vendimit numër 2166 të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe se në kuadër të kësaj ka nevojë për bashkëpunim që të gjithë përgjegjësit të japin llogari si dhe sigurimin e transparencës.
Ajo rikujtoi se Ekipi i Përbashkët i Hetimit (OSE) ka arritur gjetje në rolin e Rusisë në rrëzimin e MH17. “Në këtë kuadër i bëjmë thirrje Rusisë që të ndërmarrë përgjegjësi dhe të bashkëpunojë në mënyrë të plotë”, tha Mogherini.
OSE kishte zbuluar se avioni MH17 i rrëzuar në vitin 2014 ishte qëlluar nga një raketë e ushtrisë ruse.
Avioni MH17 i Malaysia Airlines u rrëzua mbi Ukrainë rreth 40 kilometra afër kufirit Ukrainë-Rusi, gjatë fluturimit në linjën nga Amsterdami për në Kuala Lumpur më 17 korrik të vitit 2014. Si pasojë e rrëzimit të avionit humbën jetën 298 persona, nga të cilët 283 pasagjerë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit.
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...