Jeff Bezos është njeriu më i pasur në historinë moderne të njerëzimit.
Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Amazon ka një pasuri me vlerë 150 miliardë dollarë, sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg.
Pasuria e tij ka thyer rekordin që dikur e ka mbajtur themeluesi i Microsoft, Bill Gates me pasuri me vlerë 149 miliardë dollarë.
Në vitin 1999, vlera neto e Gates arriti kulmin e saj, duke arritur në 100 miliardë dollarë, që me vlerën e dollarit të sotëm përkthehet në 149 miliardë dollarë.
Për vite me rradhë, Gates dhe Bezos kanë qenë në garë për të marrë titullin si njeriu më i pasur në botë.
Por ish-shefi i Microsoft ka dhuruar një pjesë të madhe të pasurisë së tij për bamirësi dhe tani ka pasuri me vlerë 95.5 miliardë dollarë, sipas Bloomberg.
Aksionet e Amazon u rritën në Wall Street të hënën.
Peja rikthen Tervell Beckun
Ish-ministri Bytyqi për shpërndarjen e librave: Shkollat rap...
Ylli spanjoll i Real Madridit rikthehet nga lëndimi
Osmani takon presidentin Macron: Kosova mbetet e përkushtuar...
Përurohet çerdhja në Suharekë, marrin pjesë Kurti e Nagavci
Parashikimi i motit për këtë vikend