Era Istrefi sapo publikoi videoklipin e këngës së saj “Prisoner”.
Këtë e bëri të ditur webfaqja e famshme botërore “Just Jared”, në të cilën shkruan se ata janë duke i bërë premierë ekskluzive këtij projekti.
Këngëtarja 24-vjeçare e hitit “Bonbon”, shkruan justjared, e publikoi këngën në fjalë në muajin qershor, pasi ishte përfshirë në projektin muzikor të himnit të botërorit “Live It Up” së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith.
“Jam rritur duke dëgjuar këngë reggae, kështu që kur e dëgjova demon e “Prisoner” të shkruar nga Emily Warren dhe Scott Harris, e ndjeva që ishte shumë e përshtatshme për mua, u identifikova me melodinë dhe tekstin e mrekullueshëm”, deklaroi Era për këtë media ndërkombëtare.
“Muzikën reggae fillova ta pëlqej që në moshën 16-vjeçare dhe kjo më bëri që të shkoj në Jamaica për ta xhiruar videoklipin”, përfundoi ajo. /Arbresh.info/
Elon Musk 33.5 miliardë dollarë më i pasur pas rritjes së ak...
Ferizaj vazhdon formën e lartë, merr fitore të madhe në udhë...
Gjykimi për vrasjen e vitit 2023, dy avokatët gjobitën me ng...
FSK-ja përfundon me sukses disa trajnime
Kelmendi mban kolegjium me të gjithë kryeprokurorët e vendit...
Orban pretendon se Qeveria polake është instaluar nga BE-ja