Merret vendimi për ekshumimin e eshtrave të diktatorit Franco

18:31 | 17 Korrik 2018
Arbresh.info

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka folur në një seancë të jashtëzakonshme të Kongresit ku ka përshkruar programin qeverisës, një muaj e gjysmë pasi mori pushtetin.

Në fjalimin e tij, Sánchez foli për rinovimin demokratik, politikat sociale dhe rolin spanjoll në botë. Ai njoftoi gjithashtu një ndalim për amnistitë e ardhshme tatimore dhe një taksë korporate prej 15% për kompanitë e mëdha, transmeton portali arbresh.info.

Kryeministri u zotua gjithashtu që së shpejti të transferojë eshtrat e ish-diktatorit Francisco Franco nga vendi i tij i tanishëm i varrimit në Luginën e të Rënëve, jashtë Madridit.

“Unë dua t’ju njoftoj se është marrë vendimi politik i kësaj qeverie,” i tha ai Kongresit.

“Ne do të ekshumojmë eshtrat e diktatorit Franco nga Lugina e të Rënë, dhe kjo – duke ndaluar ndryshimet e minutës së fundit në mjetet që do ta bëjnë këtë të mundshme – do të zhvillohet në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Plagët kanë qenë të hapura për shumë vite, shumë, dhe ka ardhur koha për t’i mbyllur ato. Demokracia jonë do të ketë simbole që bashkojnë qytetarët”.

Francisco Franco Bahamonde ishte një gjeneral spanjoll që sundoi me Spanjën si një diktator ushtarak nga viti 1939 deri më 1975 kur edhe vdiq./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme