Hahn: Nuk ka kushte shtesë për integrimin, por harrojini pushimet

17:47 | 17 Korrik 2018
M. A.

Pas takimit me kabinetin e qeverisë Rama, komisioneri Hahn, bashkë me kryeministrin dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku edhe iu përgjigjën pyetjeve të ardhura nga gazetarët.

Një nga çështjet që ka shkaktuar më shumë debat ka qenë nëse Shqipërisë iu dha miratimi për hapjen e negociatave vitin e ardhshëm, apo duhet të plotësojë kushte të tjera.

Komisioneri Hahn theksoi se nuk do të ketë kushte të tjera, por kërkoi që avancimi me zbatimin e reformave të mos ndalet aspak, madje të shtohet edhe më shumë ritmi.

“Nuk flitet për kushte të reja, por për një periudhë analitike, ku do të shikohet legjislacioni i vendit dhe sa përputhet ai me legjislacionin e BE-së. Ky proces është aplikuar në të gjitha vendet kandidate dhe dod të vijojë të aplikohet edhe në të ardhmen. E vetmja gjë që unë dua t’iu kërkoj, është të mos bëni aspak pushim, por të vijoni me ritme të larta, zbatimin e reformave të ndërmarra”, deklaroi Hahn./TCh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme