Google ADS

Real Madridi merr vendim rreth zëvendësimit të Cristiano Ronaldos

16:58 | 17 Korrik 2018
Arbresh Info

Real Madridi thuhet se nuk do të transferoj një superyll si pasojë e largimit të Cristiano Ronaldos në Juventus.

Te ‘Los Blancos’ tashmë ka mbetur një hapësirë e madhe në skuadrën e tyre pasi Ronaldo i dha fund karrierës së tij në Bernabeu duke rrëmbyer transferimin për 100 milionë euro në Torino, transmeton portali arbresh.info.

Reprezentuesi portugez u largua nga Madridi pasi shënoi 451 gola dhe duke i ndihmuar Real Madridit të fitoj 15 trofe brenda nëntë viteve.

Neymar, Kylian Mbappe, Eden Hazard dhe Harry Kane janë përmendur si zëvendësues të superyllit në sulm. Megjithatë, raportet e fundit nga Spanja lënë të kuptojnë që Real Madridi ka vendosur kundër shpenzimit të të hollave në vetëm një lojtar të vetëm.

Bazuar në ‘Libertad Digital’, Real Madridi nuk është i përgatitur për të shpenzuar 200 milionë eurot e kërkuara për të nënshkruar me një superyll dhe kjo do të thotë që Paris Saint Germaini, Chelsea dhe Tottenhami nuk do të kenë lojtarët e tyre subjekt të ofertave madhështore këtë verë në Real Madridi.

Neymar, Mbappe, Hazard dhe Kane do të qëndrojnë me skuadrat e tyre aktuale deri në momentin kur ndonjë gjigant tjetër evropian do të reagoj për transferimin e tyre.

“Ne kemi vendosur vite më parë që politika e transferime ishte ndryshe dhe largimi i Cristianos nuk do shkaktoj ndonjë ndryshim në planet tona”, ka thënë një burim i brendshëm te Real Madridi për ‘Libertad Digital’.

Kjo do të thotë që pas transferimit të Vinicius Jr, Alvaro Odriozolas dhe Andriy Lunin, në derë mund të kaloj vetëm edhe Tibaut Courtois që vlerësohet si njëri nga portierët më të mirë në botë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme