Zbulohet pse Zidane nuk e donte Neymarin në Real Madrid

16:23 | 17 Korrik 2018
Arbresh Info

Zinedine Zidane nuk kishte në plan të punonte me superyllin Neymar në Real Madrid.

Sulmuesi i Paris Saint Germain është një shënjestër e presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, por tani është zbuluar se ish trajneri Zinedine Zidane nuk dëshironte të arrihej një marrëveshje me ish yllin e Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.

“Të dielën, unë kam pranuar një informatë nga një shok i Zidanes që doli për darkë me të para se ai të largohej nga Real Madridi”, ka thënë gazetari brazilian Andre Rizek për ‘Sport TV’.

“Gjatë ngrënies, Zidane i tregoi atij se nuk i pëlqente ideja për transferimin e Neymarit sepse besonte që Marcelo dhe ai nuk do të shkonin me njëri-tjetrin, ata nuk mund të luajnë së bashku, përveç kundër skuadrave të vogla”

“Zidane e kuptoi që të dy lojtarët zënë të njëjtën hapësirë në fushë dhe se transferimi i tij nuk do të ishte i dobishëm për ekipin”

Trajneri francez dha dorëheqje nga klubi në Bernabeu menjëherë pas triumfit në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme