Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për mbrojtjen me ligj të 21 produkteve vendore. Kësisoj, të gjitha pemët dhe perimet që hyjnë në Kosovë tani e tutje do të duhet të paguajnë një masë të përkohshme prej 30 përqind të vlerës doganore.
Ky vendim e ka gëzuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj, i cili para më shumë se 6 muajve kishte paralajmëruar një vendim të tillë.
“Qeveria e Kosovës, e ka miratuar sot vendimin e propozuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për mbrojtjen më ligj të hiç më pak se 21 produkteve bujqësore. Ky është një lajm i madh për prodhuesit vendor të pemëve dhe perimeve. Jam i lumtur që prodhuesit tanë do të kenë një mbrojtje dhe ata të ndihen të sigurt me produktet e tyre dhe të jenë të barabartë në konkurrencë. Kjo po ndodhë për herë të parë dhe shpresoj të ketë efekte pozitivë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
Më tutje, Limaj ka bërë me dije se ky ka qenë një nga katër zotimet e partisë të cilën ai e drejton.
Kimaj thotë se është koha që njerëzit tanë, punëtorët dhe fermerët ta ndjejnë dorën e shtetit.
“Masat mbrojtëse që po i marrim do të bëjnë që mundi i tyre të mos shkoj huq siç ka ndodhur më parë. Është koha që njerëzit tanë punëtore, fermerët tanë ta ndjejnë dorën e shtetit. Ne synojmë të ofrojmë kushte për një treg të barabartë ku të gjithë prodhuesve do t’u ipet mundësia dhe të konkurrojnë e jo të diskriminohen”, ka shkruar Limaj.
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale