Mori 500 000 euro në Botëror, Mbappe dhuron shpërblimin e tij

15:11 | 17 Korrik 2018
Arbresh.info
Kylian Mbappe, futbollist me zemër të madhe.

“Çdo premtim është borxh” dhe duke respektuar këtë shprehje, kampioni i botës Kylian Mbappe ka vendosur që të japë për bamirësi rreth 500 mijë eurot që ai mori për këtë sukses në Kampionatin Botëror.

Gjatë kampionatit ai kish deklaruar se nuk kishte nevojë për para’ që të luante për fanelën e përfaqësueses së tij dhe gjëja e parë që ka bërë pas përfundimit të Botërorit ka qenë dhurimi i shpërblimit të fituar për programet e fëmijëve me probleme dhe fëmijëve të sëmurë, transmeton “TCH”.

Për çdo ndeshje me kombëtaren, lojtari i PSG ka fituar rreth 20 mijë euro dhe kësaj shifreje i shtohet një bonus prej 300 mijë eurosh për fitimin e finales. Shoqata që i ka marrë këto fonde merret me iniciativa sportive për fëmijët me probleme dhe në spitale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme