Google ADS

Përfaqësuesi i lartë i DASH-it, Pete Morocco, sot do të qëndrojë në Shkup

14:40 | 17 Korrik 2018
Arbresh.info

Përfaqësues i lartë i Byrosë së Operacioneve për Konflikte dhe Stabilizime i SHBA-së, Pete Marocco sot do të qëndrojë në Maqedoni, në kuadër të vizitës së tij në vendet e Ballkanit.

Morocco pasdite do të realizojë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, me anëtarët e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, ndërsa pritet të takohet edhe me përfaqësues të qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Morocco ndodhet për vizitë në Ballkan, me qëllim që të tregojë mbështetjen e SHBA-ve për këtë rajon.

Përveç Maqedonisë, ai pritet të vizitojë edhe Serbinë, Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme