Me Vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për hapjen e rrugës për fillimin e negociatave në qershor të vitit 2019, vendet anëtare dërguan sinjal të qartë se i vlerësojnë angazhimet e Republikës së Maqedonisë të investuara në reformat dhe në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Në periudhën në vijim është i nevojshëm fokusim i shtetit për realizimin e obligimeve në të gjitha sferat kyçe, theksuan në takimin e sotëm kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi dhe eurokomisari Johanes Hahn.
Siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, Xhaferi në takim theksoi se Kuvendi është tërësisht i përkushtuar në vazhdimin dhe thellimin e impulsit aktual reformues që të paraqesë rezultate të dukshme.
Komisari Hahn e përshëndeti përparimin e arritur, e përsëriti mbështetjen e fuqishme të bashkësisë ndërkombëtare në rrugën e Republikës së Maqedonisë drejt integrimit euroatlantik dhe e nënvizoi rolin kryesor të Kuvendit në procesin e harmonizimit të legjislacionit.
Të dy bashkëbiseduesit përfunduan se në periudhën e ardhshme do të nevojitet fokusim në përmbushjen e obligimeve nga të gjitha fushat kryesore.
Eurokomisari Hahn, me vizitën e sotme në Maqedoni, zyrtarisht e shënoi fillimin e skriningut me Komisionin Evropian për konfirmimin e nivelit të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të BE-së.
Kurti takon ministren e Arsimit të Bosnjës, diskutojnë mundë...
Shqipëria U-15 barazon në miqësore me Malin e Zi
Vrasja e Afrim Bunjakut një vit më parë në Banjskë, Ministri...
Kurti: Afrim Bunjaku është heroi që dëshmon vërtetësinë e po...
Italia kujton heroin Afrim Bunjaku: Të përfshirët do të mbaj...
Mundësia e një konflikti rajonal ndërsa Izraeli godet Libani...