Rita Ora dhe Dua Lipa, të dyja këngëtaret me renome botërore dhe me origjinë të njëjtë, nga Kosova, por në jetën e përditshme duket se nuk janë të afërta njëra me tjetrën. Të dyja duket se konkurrojnë njëra-tjetrën secilën herë që lansojnë këngë të reja.
Së fundmi, që të dyja janë nominuar në çmimet prestigjioze “MTV Video Music Awards”, shkruan Koha.net. Ora është nominuar në dy kategori, ndërsa Lipa në tri sosh.
Por, Rita dhe Dua, në VMA-në e sivjetme, janë rivale të drejtpërdrejta në kategorinë “Best Dance”. Rita është nominuar në këtë kategori me këngën “Lonely Together”, ndërsa Dua me “One Kiss”. Mbetet të shohim se cila do të fitojë këtë kategori, apo se cila prej tyre do të fitojë më shumë çmime.
Gjithashtu, atyre iu është bashkëngjitur edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Bebe Rexha, e cila është nominuar për kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë” me këngën “Ment to be”, të cilën e ka bërë në bashkëpunim me bendin “Florida Georgia Line”.
“MTV Video Music Awards” do të mbahet më 20 gusht në New York City, më saktësisht në Radio City Music Hall. MTV këtë vit shënon 35 vjetorin e kësaj ngjarjeje.
Presidentja e KE-së Von der Leyen nesër në Tiranë, takim me ...
Rey Manaj në formacionin e javës në Turqi
Zvogëlohet lista e pritjes për operacione në Klinikën e Kiru...
Kryemadhi: Dëshirën për të luftuar korrupsionin e pagova me ...
Projekti i KiE-së për minoritetet në Kosovë, Kurti: Përforco...
Vitia dhe ambasadorja holandeze vizitojnë QKUK-në