Ngjarja më e madhe kulturore në vend po përcjell problemin më të madh që kanë qytetarët e Kosovës aktualisht, lëvizjen e lirë.
Për të kaluar urën në Prizren, pas së cilën mund të ndjekësh festivalin e madh “DokuFest”, të gjithë ata që vijnë nga shtetet në të cilat kosovarët mund të hyjnë vetëm me viza, duhet të pajisen me të tilla. Me këtë instalacion kosovarët lëshojnë zërin e tyre duke kërkuar të mos i mbajnë më të izoluar.
Me qëllim që të bashkëndjehet me të prekurit nga migrimi, “DokuFest” po paraqet program special të filmave, ekspozitë të fotografisë e diskutime për migrimin.
Nurkollari: Duam të bëjnë të qartë situatën në të cilën ndodhemi
(Video)
“Ne përdorëm temën e migrimit edhe për ta bërë sa më të qartë situatën në të cilën ndodhemi. Ne jemi në një izolim të jashtëzakonshëm. Mendoj që shumë njerëz në Europë nuk e dinë si edhe pse, ata nuk e kanë të qartë se neve na duhen me i humb me ditë të tër a, me investua edhe mjete dhe në fund mund të zhgënjehemi shumica prej neve se nuk munden të na ipen vizat. Ne menduam që duhet ta përcjellim një porosi se ne nuk e kemi më të qartë pse na ndalohen”, thotë Nurkollari.
Nëse do të kishin mundësi të lëviznim lirshëm, ndoshta vala e migrimit nuk do të ishte kaq e madhe. Kosovarët ndjejnë se ky izolim po iu bëhet padrejtësisht.
Duke i pajisur me viza të gjithë ata që vijnë nga vendet në të cilat kosovarët nuk mund të lëvizin lirshëm, Nurkollari thotë se kanë bërë për të sensibilizuar të gjithë aty, për nevojën që kanë kosovarët për liberalizim të vizave. Megjithatë, gjendja në të cilën është Kosova nuk e ndalon të bëjë bujë me organizimet kulturore.
Sivjet, ngjarja më e madhe kulturore, DokuFest erdhi më mirë i përgatitur sesa herëve tjera. Janë shfaqur 237 filma nga 56 vende të botës në 6 programe garuese.
“Those Who Feel the Fire Burning” nga Morgan Knibbe është filmi që zyrtarisht ka hapur Festivalin në Kinemanë e hapur të Lumbardhit. Ky film sjell plagën e migrimit. Filmi flet për ëndrrën e njerëzve për një jetë më të mirë.
Nurkollari thotë se përveç që kanë arritur atë që kanë pritur, në disa raste edhe e kanë tejkaluar atë.
Kinemaja e re, atmosfera, numri i madh i njerëzve nëpër kinema, përmirësim i organizimit mjaftë i madh krahasuar me vitet e kaluara, temat e trajtuara, janë disa nga veçoritë e këtij edicioni.
Përveç interesimit të madh për filma, as ai për pjesëmarrje në panele nuk po mungon. E as interesimi i mediave nuk po mungon. Janë mbi 100 përfaqësues të mediave të ndryshme, vendore e ndërkombëtare.
Drejtori i festivalit e konsideron këtë edicion si më të mirin.
Veton Nurkollari: Mendoj se është edicioni i mirë i DokuFest
(Video)
“Deri sot men doj që ky është edicioni më i mirë i DokuFEST-it, më mirë i organizuar. Kemi vlerësime e dëshmime nga njerëz që janë kompetent”, thotë ai.
Qyteti i Prizrenit ka marrë pamje mbresëlënëse. Numër i madh i njerëzve shihet kudo.
Interesimi për DokuFest po del të jetë mjaft i madh. Skënder Sherifi, shqiptar që jeton në Belgjikë, thotë se çdo kush që do të vinte nga vendet tjera, këto ditë, do të pyeste se çfarë feste ka në Prizren. Sherifi flet për migrimin të cilin e ka përjetuar mbi supet e tij para 60 viteve.
Sherifi: E njohim mirë migrimin
(Video)
“Ky edicion ishte me temën e migrimit, ne kemi pas migruar nga Shqipëria, ne vitin 1956. Unë vet po i bëjë 60 emigracion…. Ne migrimin e njohim si temë, e me këto ngjarjet që po ndodhin në Siri, Irak, gjitha këto problematika të emigracionit, në Itali, në ishujt grek, këto janë problem edhe për Evrop? ?n. Në Belgjikë vetëm për një muaj kanë ardh 30 mijë kandidatë për azil. Do të thotë problem edhe për Evropën, si me iu përgjigj këtyre turmave të emigracionit”, thotë Sherifi.
E Sali Kabashi, shqiptari që jeton në Francë, këtë festival e konsideron si paraqitje të njerëzve të guximshëm.
Kabashi: Zhvillim i madh kulturor
(Video)
“Një zhvillim kulturor në vendim më kulturor të Kosovës. Prizreni të impresionon, është gjithmonë në festë por kësaj radhe, në muajin gusht, është një shkëlqim i veçantë”, thotë Kabashi.
Që nga data 8 e këtij gushti, qyteti i Prizrenit mori pamjen e një vendi turistik, ku po qëndrojnë një numër mjaftë i madh i vizitorëve, vendorë e të huaj.
Festivali i Filmit Dokumentar dhe të shkurtër për një javë mblodhi në Prizren personalitete të ndryshme kulturore, me famë botërore, vizitorë nga e gjith? ? bota e interesim mjaftë të madh për filma e diskutime.
Festivali do të përfundojë sot, ku edhe do të bëhet ndarja e çmimeve e që do të përcjellët pastaj me një koncert, për të festuar gjithë atë që u zhvilluan për një javë rresht.
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...