Pasi banorët e zonës morën malet për të ruajtur pyjet nga prerja e drunjve në Bulqizë, një grup të rinjsh zgjodhën të tërheqin vëmendjen duke treguar bukuritë natyre të zonës.
Protesta përmes turizmit i çoi këta të rinj në vendin e njohur si “Guri i Vashës”, i vendosur mes një pllaje të rrethuar nga e vetmja kurorë e gjelbërt mbetur në Bulqizë. Të rinjtë me këtë rast bënë thirrje që qeveria të tërhiqet nga një koncesion i tillë, pasi kjo zonë në të ardhmen mund të kthehej në një atraksion turistik për turistët e huaj dhe vendas.
Zona pyjore e sheshit të Bulqizës është dhënë me koncesion për shfrytëzimin e pyjeve nga Ministria e Mjedisit në vitin 2015, por banorët kanë pothuajse katër vite që protestojnë për moslejimin e një gjëje të tillë, pasi, sipas tyre, kjo do të shkaktonte një masakër mjedisore në këtë zonë dhe humbjen e një potenciali turistik./top channel
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?