Një “bombë llave”, një copë fluturuese e shkëmbit të shkrirë, goditi një varkë turistike në oqean pranë ishullit të madh të Havait, duke goditur çatinë e anijes dhe duke plagosur njerëzit në bord, konfirmon departamenti zjarrfikës i ishullit.
Të paktën 22 persona u plagosën kur llava goditi anijen, e cila kishte gjithsej 52 vetë. Dhjetë vetë u trajtuan në vend kur varka arriti në port, ndërsa pjesa tjetër u dërgua në spital.
Ndërkohë që turistët që ndodheshin në anije në udhëtimin e rrezikshëm ndoshta nuk ishin në kërkim të llavës, kompania që organizoi udhëtimin kishte premtuar një “përvojë që të ndryshon jetën”.
“Varka turistike është një mënyrë emocionuese për të përjetuar llavën e nxehtë në det. Shihni, dëgjoni dhe ndjeni të nxehtit nga vendi në rreshtin e parë në bordin e një katamarani të klasit botëror”, shkruhet në uebsajt.
Një bombë llavë është një fenomen natyror që ndodh kur fluksi i nxehtë i llavës përzihet me ujërat e oqeanit të ftohtë, me reagimin që rezulton të shkaktojë një shpërthim.
Departamenti i Tokës dhe Burimeve Natyrore të Havai lëshoi një deklaratë duke thënë se raportet fillestare tregojnë se anija kishte lundruar “jashtë zonës së sigurisë të Gardës Bregdetare të SHBA-së” në momentin që ishte ‘bombarduar’ nga llava.
Rojet bregdetare, ndërkohë, u kanë kujtuar të gjitha anijeve rëndësinë e respektimit të zonës së sigurisë prej 300 metrash, e vendosur rreth të gjitha pikave hyrëse të llavës. Ata që afrohen pa marrë miratimin paraprak nga rojet bregdetare për të hyrë në zonën e caktuar mund të përballen me akuza penale dhe civile.
Vullkani Kilauea i Havait ka shpërthyer për më shumë se dy muaj, duke shkaktuar evakuime dhe madje duke formuar ishuj të rinj, shkruan Russia Today.
Një shpërthim i kraterit të premten shkatërroi qindra shtëpi në Big Island, me rrjedhat e llavës që hynin në oqean. Ndërsa masat e nxehta ftoheshin, ata zbuluan një ishull të ri të vogël që llogaritet të jetë rreth 20 deri në 30 metra në diametër.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...