Google ADS

Projektligji për pagë të njëjtë, për punë të njëjtë

11:40 | 17 Korrik 2018
Arbresh.info

Projektligji i ri për Pagat i propozuar nga Ministria e Administratës Publike (MAP) rregullon sistemin e pagave dhe shpërblimeve për zyrtarët dhe funksionarët publik, si dhe vendos rregullat për përcaktimin e pagave të punonjësve të ndërmarrjeve publike në Kosovë.

Deri më tani nuk ka patur një ligj si rregullator i pagave në mënyrë homogjene në gjithë sektorin publik. Vetëm nëpunësit civil, rreth 18,000 sosh, janë shërbyer me ligjin për pagat e nëpënësve civil, ndërsa rreth 80,000 paguhen sipas kritereve të përcaktuara nga një numër i madh i akteve nënligjore dhe vendimeve të Qeverisë (58 të tilla).

Gjithashtu, kanë munguar rregulla dhe kritere për shpërndarjen e shtesave të cilat plotësojnë pagën bazë; ndërsa praktikë e njohur ka qenë vlerësimi i pozitave të nivelit të njëjtë me koeficiente të ndryshëm.

Kjo situatë ka shkaktuar pabarazi të mëdha rreth shpërndarjes së pagave dhe ka ndikuar në uljen e efektivitetit e sektori publik. Si dhe, kjo situatë ka shkaktuar një kosto vjetore prej 60 milionë Euro.

Projektligji i ri krijon sistemit homogjen të pagave për të gjithë të punësuarit në sektorin publik. Gjithashtu vendos një sistem transparent dhe të barabartë të pagave duke jetësuar parimin pagë e njëjtë për punën e njëjtë. Poashtu, projektligji për pagat përcakton përfituesit, kriteret dhe llojet e shtesave por edhe kufizimet në lartësinë e tyre duke u referuar në pagën bazë.

Ky projektligj është pjesë e pakos ligjore të përgatitur nga MAP për të vendosur shtyllat për organizimin dhe funksionimit e shtetit. Ato vendosin rregull dhe sistem për shtetin që nënkupton: përmirësim të shërbimeve ndaj qytetarit, rritje të besimit të publikut tek shteti, si dhe ngritjen e kapacitetit të administratë publike për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive sfidave të integrimit të shtetndërtimit, zhvillimit dhe integrimit Euro-Atlantik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme