Tinka Kurti e quan tradhtar Molliqajn: Ti je tjetër nivel

11:20 | 17 Korrik 2018
Arbresh.info

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti e ka quajtur tradhtar dhe të parëndësishëm anëtarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqajn, pasi ai e kontestoi zgjedhjen e saj në Kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Molliqaj deklaroi dje në emisionin Interaktiv se Tinka Kurti është emëruar anëtare e Kryesisë në Vetëvendosje dhe se nuk është ygjedhur me vota të Këshillit të Përgjithshëm.

Megjithatë, Kurti e ka kundërshtuar këtë deklarim të Molliqajt.

“Dardan Molliqaj, njeriu pasi tradhton nuk mundet me fol për mashtrim e as qëndrueshmëri. Pra ti je tjetër nivel. Kjo në përgjithësi”, ka thënë ajo. “Tash në veçanti, meqë po e përmend tash e sa herë, unë nuk kam hy në Kryesi me emërim por me vota të Këshillit të Përgjithshëm”.

Kurti e ka mbyllur deklarimin e saj duke thënë: “Nejse, i parëndësishëm, shumë i parëndësishëm”

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme