Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë, nuk e kaloi Vetting-un. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) vendosi shkarkimin e tij bazuar në 3 kriteret e rivlerësimit.
Anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza është në sistemin e drejtësisë shqiptare që në vitin 1992, kur përfundoi studimet me titullin jurist në Universitetin e Tiranës.
Po në këtë vit Thanza filloi punën si gjyqtar pranë Gjykatës së shkallës së parë të Shkodrës, ku ka shërbyer deri në vitin 2006. Nga ky vit e deri në vitin 2009 ka qenë gjyqtar në gjykatën e shkallës së parë të Tiranës. Më pas karrierra e Thanzës do të ngrihej menjëherë, pasi në vitin 2009 emërohet gjyqtar në gjykatën Kushtetuese, ku shërbeu deri në vitin 2013.
Më tej karriera e Thanzës si gjyqtar do të vazhdonte si anëtar në Gjykatën e Lartë, ku shërben edhe aktualisht. Gjithashtu mes viteve 2004, deri në vitin 2009 ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe pedagog i jashtëm pranë disa universiteteve shtetërore dhe private.
Por e gjithë kjo karrierë duket se është shembur pasi Thanza gjatë kohës që ka qenë gjyqtar në gjykatën e Shkodrës, është dënuar në Itali, në vitin 1999 me 40 ditë burg dhe gjobë për vjedhje, vendim për të cilin instiucionet shqiptare nuk mund të mos kenë pasur dijeni, por që nuk e kanë bërë publike edhe kur Thanza ngjiti shkallët më të larta në sistemin e drejtësisë, në Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë.
Mes qindra dosjeve që Thanza ka gjykuar gjatë karrierës së tij 26-vjeçare në sitemin e drejtësisë, janë procesi gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit në Gjykatën e Lartë, ku familjarët e vitimave të 15 marsit 2008, opinioni publik dhe politika kanë akuzuar disa herë që ende nuk është dhënë drejtësi. Po ashtu ai ka dhënë vendime në gjykimin e disa deputetëve në Gjykatën e Lartë, si Tom Doshi, Mark Frroku apo Gent Strazimiri.
Pas faktit që u mësua publikisht, 26 vite pasi Thanza është bërë pjesë e sistemit të drejtësisë, pyetjet që shtrohen janë të shumta; si një gjyqtar i dënuar për vjedhje në Itali dhe ka dhënë drejtësi në Shqipëri në të gjitha shkallët e gjyqësorit? Nëse çështja e dënimit të tij do të ishte bërë publike që prej 19 vjetësh, a do të kishin marrë tjetër rrjedhë çështjet e bujshme që ai ka patur në dorë, siç është rasti i tragjedisë së Gërdecit?
Kush mban përgjegjësi që në sistemin shqiptar të drejtësisë për gati 3 dekada ka dhënë vendime një gjyqtar i dënuar dhe nëse nuk do të ishte seanca e kësaj të marte e vettingut, ky gjyqtar do të vazhdonte i qetë karrerën e tij në Gjykatën e Lartë. Pikëpyetje hidhen edhe në ligjin e dekriminalizimit, i cili nuk e filtroi gjyqtarin e lartë. Më shumë se gjithçka, edhe se shqiptarët që po bëjnë vettingun e prokurorëve edhe gjyqtarëve, rastin Thanza e zbuluan të huajt që monitorojnë procesin e vettingut./Top Channel
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...