“Në vitin 2012, shërbimi sekret i Serbisë kishte porositur snajperistin elit ushtarak Dejan Pllavshiqin që ta vriste në Kosovë policin serb Sasha Llukovacin, në mënyrë që më pas të thuhet se likuidimin e kanë bërë shqiptarët”, ka thënë Nikolla Sandulloviqi kryetar i Partisë Republikane të Serbisë në një konferencë shtypi në Beograd gjatë javës së kaluar, konferencë të cilën e kishin bojkotuar mediat atje.
Motivet e vrasjes potenciale ishin qërim hesapesh në mes pushtetit dhe sindikatës së Policisë së Serbisë.E veçanta është se në këtë konferencë morën pjesë vet protagonistët Dejan Mirko Pllavshiqi (1970) ish-pjesëtar i Brigadës 63 të Parashutistëve dhe viktima e tij potenciale Sasha Llukovaci (1963), të cilët shpjeguan ngjarjen, bëjnë të ditur burime të KosovaPress.Vet snajperisti Pllavshiq, kishte thënë se nuk e kishte realizuar vrasjen pas konsultës që kishte bërë me disa miq. Që të dy këta kishin qenë në shërbim të luftës që Serbia kishte bërë në Kosovë (1998-1999), por edhe Kroaci e Bosnje e Hercegovinë).
Grupi që kishte porositur vrasjen ishte në përbërjen e Sasha Vukadinoviqit (ish-shef i BIA-s), dhëndri i tij Zoran Jovanoviq, prokurori Milko Radisavleviq, Milan Petroviq (komandant i Policisë në krushevc), Zoran Tërnavac (kumbarë i Bratisllav Gashiqit, shef i tashëm i BIA-s).Këta kishin përgatitur likuidimin e zyrtarit policor, përkatësisht shefit të Sindikatës së Serbisë, Sasha Llukovacin.
Nga ajo që u tha aty ishte edhe fakti se vrasjet që janë bërë në Serbi nga këta njerëz, janë të ngjashme me vrasjen e Oliver Ivanoviqit në Mitrovicë më 16 janar të këtij viti.Për të gjitha këto krime janë njoftuar institucionet në Serbi deri tek Presidenti, por nuk është ndërmarrë asgjë gjer tani.
“Mu për këtë janë njoftuar disa ambasada në Beograd, si ajo e Shqipërisë, SHBA-së, Holandës etj.”, u tha aty, raporton KosovaPress. Konferenca për shtyp nuk ishte përcjellë nga mediat në Serbi, gjë për të cilën u tha se janë në shërbim të pushtetit të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiqit, i cili i ka në kontroll shumicën e medieve.Më poshtë gjeni foto e siguruara nga Kosovapress te Pllavishiqit dhe linkun e gjithë konferencës për shtyp të marrë nga youtube.
Edhe përkundër përpjekjeve të institucioneve ndërkombëtare dhe të vendit, në Kosovë vazhdojnë të ekzistojnë ilegalisht strukturat paralele të Serbisë.Që nga paslufta e deri me tani në Kosovë kanë ndodhë me dhjetëra vrasje shumica e të cilave kanë mbetur të pasqaruara.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...