Google ADS

Pse dalin aknet dhe si kurohen ato?

10:28 | 17 Korrik 2018
A. B.

Janë të shumta shkaqet që ju shkaktojnë puçrra në fytyrë. Për fat të keq, disa zakone të këqija mund të nxisin reaksione alergjike dhe irritime që si pasojë parashikojnë daljen e tyre pothuajse në të gjithë zonën e fytyrës.

Më poshtë janë sjelljet me një rrezik të lartë që duhen shmangur për të pasur një lëkurë perfekte.

Ekrani i smartphone­t

Ekrani i celularit është një “çerdhe” e panjohur bakteresh, ndaj ai është një nga elementët që e shkatërron më shumë lëkurën. Është mirë që telefonin tuaj ta pastroni me letër të posaçme antibakteriale.

Mungesa e vitaminës C

Mungesa e vitaminës C dobëson sistemin imunitar dhe në këtë mënyrë i lejon bakteret që të “pushtojnë” edhe fytyrën. Pra ju prej mungesës së saj, jo vetëm që mund të sëmureni së brendshmi, por edhe së jashtmi. Zgjidhja është që të konsumoni ushqime të pasura me vitaminë C ose të kaloni disa minuta jashtë shtëpisë në prani të rrezeve të diellit, sigurisht duke i kushtuar vëmendje edhe mbrojtjes së lëkurës me një krem të posaçëm, po ashtu edhe buzëve.

Konsumimi i probiotikëve

Probiotikët bëhen shpesh ndihmë për kujdesin e lëkurës me probleme, por në të vërtetë, mund të ndodhë që disa lloje enzimash të stimulojnë prodhimin e baktereve, duke shkaktuar reaksione të ndryshme në fytyrë. Nëse kjo ndodh për një periudhë më shumë se dyjavore, është mirë që të ndryshoni produkt.

Uji i dushit

Disa lloje metalesh dhe mineralesh të gjendura në ujin e dushit tuaj mund të shkaktojnë reaksione të papritura për lëkurën. Vendosini dushit një filtër ose përndryshe bëjeni zakon larjen e fytyrës me ujë të distiluar.

Pirja e shumtë e kafesë

Kafeja ka një fuqi të madhe dehidratuese për lëkurën dhe për këtë, pirja e shumtë e saj, ashtu si alkooli, duhet eliminuar nëse dëshironi të keni një lëkurë pa probleme. Gjithashtu, përmbajtja e dëmshme e kafes (PH acid) mund të shkaktojë herpes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme