Tri yjet shqiptare të nominuara në “MTV VMA 2018”

09:51 | 17 Korrik 2018
A. B.

Dje është publikuar lista e plotë e nominimeve të “MTV Video Music Awards 2018”.

Kjo listë përfshin emrat më të njohur në industrinë e muzikës, e krahas yjeve botërore janë edhe emrat e tri artisteve shqiptare, Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, shkruan portali arbresh.info.

Rita Ora është nominuar në dy kategori “Vallëzimi më i mirë” për këngën “Lonely Together”, këngë kjo në duet me të ndjerin Avicii, si dhe “Klipi me efektet më të mira vizuale” me po të njëjtën këngë.

Kurse Dua Lipa ka arritur të nominohet në tri kategori, përfshrë edhe atë për çmimin kryesor të këtij eventi si kënga më e mirë e vitit.

Me “New Rules”, ajo nominohet në kategorinë kryesore, pra “Kënga e vitit”, me “IDGAF” për “Koreografinë më të mirë”, kurse me “One Kiss” në duet me Calvin Harris u nominua për “Vallëzimin më të mirë”.

Ndërsa Bebe Rexha, e cila u nominua në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë” për këngën “Meant to be”,  në duet me Florida Georgina Line.

“MTV Video Music Awards 2018” do të mbahet më 20 gusht 2018 në Radio City Music Hall në New York./arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/BlTlMyKH_Vd/?taken-by=ritaora

https://www.instagram.com/p/BlTzKXXlsOh/?taken-by=dualipa

https://www.instagram.com/p/BlTig-YhSVe/?taken-by=beberexha

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme