Google ADS

Hapja e negociatave, Hahn takime në Shkup dhe Tiranë

10:04 | 17 Korrik 2018
Arbresh.info

Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn pritet të jet sot pasdite në Tiranë.

Aktualisht komisioneri Hahn ndodhet në Shkup ku do të kryeje disa takime dhe me pas në mesditë do të udhëtojë drejt Tiranës.

Ai do të zhvillojë takime me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë.

Kjo vizite e Han në Tiranë dhe Shkup pason publikimin e rezolutës së Këshillit në qershor që vendosi të shtyjë me një vit hapjen e negociatave për Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Pritet që komisioneri Hahn te prezantoje zyrtarisht punën parapërgatitore të dy vendeve deri në hapjen zyrtare te negociatave në qershor te 2018./vizion plus

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme