Përmes një njoftimi grupi i kompanive afariste të Ivan Savvidis, ka demantuar shkrimet në media dhe ka hedhur poshtë ndërhyrjen në protestat në Maqedoni, duke njoftuar edhe padi për autorët dhe mediat që kanë publikuar tekst në të cilin është përmendur emri i tij.
Njoftimin nga grupacioni e ka publikuar gazeta greke “ANA-MPA”, me komentim se ka të bëjë me tekstin e publikuar në “BuzzFeed”, ku kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, tha se ka pasur biznesmenë grek pro rus, të cilët kanë financuar protesta të dhunshme para Kuvendit të Maqedonisë, me qëllim që sipas tij, të pengohet anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE.
“E bëjmë të qartë që biznesmeni Ivan Savvidis nuk ka asnjë lidhje me tekstin që është publikuar, i cili është i pavërtetë dhe shpifës. Në orët në vijim duke shfrytëzuar të gjitha të drejtat tona ligjore, do të ngrisim padi kundër mediumit si dhe autorëve të këtij publikmi”, thuhet në njoftimin e grupacionit të kompanive të Ivan Savvidis./Telegrafi
BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...