Pas vetëm dy javë që nga lansimi zyrtar i sistemit më të ri operativ Windows 10, numri i instalimeve të platformës ka kaluar mbi 50 milionë. Duket që adaptimi ka rënë në krahasim me 24 orët e para, ku numri i shkarkimeve kishte arritur në 14 milionë. Megjithatë, shifrat besohet se do të rritën dukshëm derisa Microsoft të zgjerojë rangun e pajisjeve që janë të afta për të pranuar përditësimin.
Qysh në fillim të lansimit, sistemi i ri operativ ka qenë në dispozicion në 190 vende të ndryshme, shkruan arbresh.info. Së fundmi, gjiganti ka lëshuar një përditësim i cili sjell një numër të madh përmirësimesh në funksionet e platformës 10. Përditësimi peshon 180MB për sistemet me arkitekturë 32-bit, ndërsa për arkitekturën 64-bit, sasia e përditësimit dyfishohet./arbresh.info
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...