Kryeministri Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ministrit të Financave, Bedri Hamza.
Ai ka thënë se Hamza sa ka qenë drejtor i BQK-së ka marrë pagë 4 mijë euro.
“Asnjë ministër sun më kallxon mu çka me bo. As Bedri Hamza as kërkush. 4 mijë euro e ka pas pagën në BQK, mos të shet mend”, tha Haradinaj në Tribuna Channel.
Madje Haradinaj tha se as kryeparlamentari e presidenti i vendit, nuk mund t’i tregojnë çka të vendos nëpërmjet ministrave.
“As Kadria e as Hashim s’mund më kallxojnë çka me ba nëpërmjet ministrave”, deklaroi Ramush Haradinaj.
Bedri Hamza ka refuzuar marrjen e pagës me rritje. Më parë Haradinaj kishte thënë se Hamza me këtë vendim nuk është treguar burrë i mirë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...